CallQA nga nodex

Kontroll cilësie me AI për call center

Transkriptim dhe vlerësim i telefonatave të regjistruara sipas kritereve tuaja, me pjesë nga biseda që mbështesin çdo vlerësim.

CallQA integrohet me sistemin tuaj telefonik, analizon çdo thirrje të regjistruar dhe vlerëson agjentët në treguesit kryesorë të performancës — duke ofruar citimet e sakta nga biseda si provë. Menaxherët identifikojnë menjëherë se kush ka nevojë për zhvillim dhe pse, pa humbur kohë me dëgjimin e orëve të tëra regjistrimesh.

100%e thirrjeve të regjistruara vlerësohen automatikisht
7kritere të peshuara në formularin e vlerësimit
5gjuhë komunikimi të mbështetura
3sisteme telefonike të gatshme për integrim

Pse Call Center-at zgjedhin CallQA

Kontroll cilësie që nuk anashkalon asnjë thirrje.

Mbulim 100% i thirrjeve, jo thjesht një kampionim

Ekipet e kontrollit të cilësisë arrijnë të dëgjojnë vetëm një pjesë të vogël të thirrjeve. CallQA analizon çdo thirrje të regjistruar, në mënyrë që asnjë detaj kritik të mos ju shpëtojë.

Fakte konkrete, jo vlerësime subjektive

Çdo pikë e dhënë apo e hequr nga inteligjenca artificiale bazohet në frazat e sakta të bisedës, të verifikuara në transkript.

Rekomandime trajnimi të gjeneruara automatikisht

Për çdo thirrje evidentohen pikat e forta dhe pika kryesore për përmirësim. Çdo agjent merr udhëzime të qarta se ku duhet të përqendrohet fillimisht.

Vlerësim i drejtë dhe objektiv për agjentin

Vlerësohet vetëm puna e agjentit — sjellja e një klienti të vështirë nuk penalizon pikët e tij. Nëse agjenti nuk pajtohet me vlerësimin, mund ta dërgojë thirrjen për rishikim.

Për kë është projektuar

  • Qendra thirrjesh dhe kompanitë BPO për thirrje hyrëse (inbound) dhe dalëse (outbound)
  • Departamente të shërbimit ndaj klientit me sistemin e tyre telefonik
  • Ekipe shumëgjuhëshe Anglisht, Italisht, Spanjisht, Gjermanisht, Frëngjisht

Si funksionon

Nga regjistrimi deri te trajnimi, gjithçka automatikisht.

  1. Regjistrimi

    Sistemi juaj telefonik regjistron thirrjen si zakonisht.

  2. Transkriptimi

    CallQA e shndërron bisedën në tekst, duke ndarë zërin e agjentit nga ai i klientit.

  3. Vlerësimi

    Inteligjenca artificiale e vlerëson sipas kriterit tuaj, duke shkëputur citimet si provë.

  4. Trajnimi

    Menaxherët rishikojnë rezultatin, udhëzojnë agjentin dhe mund të ndajnë bisedën si shembull.

01KreuPaneli kryesor i ekipit

Performanca javore e ekipit në një ekran të vetëm.

Hapni CallQA dhe shihni cilësinë e komunikimit të ekipit gjatë javës: pikët e cilësisë dhe ecurinë e tyre, pikën kryesore ku duhet punuar, thirrjet e ditës dhe bisedat që kërkojnë ndërhyrjen tuaj të menjëhershme.

  • Niveli i cilësisë së ekipit dhe krahasimi me javën e kaluar
  • Fokusi javor i trajnimit dhe lista e agjentëve që kanë nevojë për përmirësim
  • Thirrjet e ditës: të vlerësuara, në proces transkriptimi, në pritje për t'u caktuar
  • "Për vëmendjen tuaj sot": vlerësime të ulëta për rishikim, thirrje për caktim dhe modele bisedash për t'u shpërndarë
  • Kategorizimi i thirrjeve të javës: mbi 80 pikë, 65–79 pikë, nën 65 pikë

02ThirrjetRegjistri i të gjitha thirrjeve

Çdo thirrje e regjistruar vlerësohet plotësisht. Pa kampionim.

Çdo thirrje e regjistruar nga sistemi juaj kalon automatikisht në CallQA, transkribohet dhe vlerësohet menjëherë, duke u renditur në një listë të vetme që e filtroni me një klikim.

  • Agjenti, ora, kohëzgjatja, statusi dhe pikët për çdo thirrje
  • Filtrime të shpejta: pa agjent të caktuar, e vlerësuar, nën 65 pikë, në proces
  • Kërkim sipas agjentit, linjës (extension) ose numrit të telefonit
  • Ngarkim manual i regjistrimeve sipas nevojës (WAV, MP3, M4A, MP4, OGG, WEBM ose FLAC)
  • Sekretaria telefonike dhe thirrjet pa bisedë veçohen automatikisht dhe nuk vlerësohen

03Analiza e thirrjesVlerësim i bazuar në prova

Kuptoni saktësisht arsyet pas çdo pikëzimi.

Çdo thirrje merr një vlerësim deri në 100 pikë, një përmbledhje ekzekutive, pikat e forta dhe një udhëzim konkret. Për çdo kriter shfaqen fjalët e sakta të thëna gjatë bisedës që ndikuan në pikëzim.

  • Vlerësim deri në 100 pikë shoqëruar me një përmbledhje të shkurtër
  • Çfarë shkoi mirë dhe pika kryesore që kërkon përmirësim
  • Transkript i plotë me ndarje të qartë midis agjentit dhe klientit
  • Vlerësim i detajuar për çdo kriter, me citimet përkatëse nga biseda
  • Dërgoni analizën e thirrjes te agjenti me një klikim
  • Opsioni "Kundërshto vlerësimin" e dërgon thirrjen për rishikim te supervizori

04AgjentëtPasqyra e të gjithë ekipit

Matje e performancës me standarde të barabarta për çdo agjent.

Krahasim i mesatares 30-ditore të çdo agjenti me periudhën paraprake. Thirrjet që nuk identifikohen automatikisht qëndrojnë në një seksion të veçantë deri në caktimin e tyre.

  • Mesatarja 30-ditore për çdo agjent dhe ecuria e saj
  • Grupim i agjentëve sipas ekipeve ose departamenteve
  • Thirrje të pacaktuara, të cilat i caktohen agjentit përkatës me një klikim
  • Ruajtja e historikut të linjave dhe kodeve të agjentëve, në mënyrë që thirrjet e kaluara të mbeten të lidhura me agjentin e duhur

05Kartelat e agjentëveZhvillimi dhe trajnimi

Përqendrohuni te pika me ndikimin më të madh në performancë.

Çdo agjent ka kartelën e tij ku tregohet se ku duhet trajnuar së pari, pikat e tij të forta dhe krahasimi me ekipin për secilin kriter — të gjitha të ilustruara me shembuj nga thirrjet reale.

  • "Përparësi për trajnim": kriteri me më shumë gabime dhe shpeshtësia e tij
  • Dëgjoni një shembull: hapni një thirrje reale që ilustron gabimin
  • Pikat e tyre të forta, në mënyrë që udhëzimi të nisë mbi baza pozitive
  • Krahasim i çdo kriteri individual me mesataren e të gjithë ekipit
  • Thirrjet e fundit, secila me një këshillë konkrete përmirësimi
  • Dërgoni kartelën e vlerësimit te agjenti

06RaportetRaporte javore dhe sipas periudhës

Raport i detajuar për çdo javë dhe për çdo interval kohor.

Çdo javë gjenerohet një raport i dedikuar: mesatarja e pikëve, agjenti më i mirë dhe fushat për përmirësim. Për çdo periudhë që përzgjidhni, raporti i plotë pasqyron vëllimin, cilësinë, treguesit dhe problematikat kryesore.

  • Mesatarja javore e pikëve dhe krahasimi me javën e kaluar
  • Agjenti më i mirë i javës dhe pika kryesore ku duhet trajnuar ekipi
  • Vëllimi i thirrjeve dhe cilësia e tyre e detajuar sipas ditëve
  • Mesataret sipas kritereve dhe problematikat më të shpeshta
  • Pasqyrë krahasuese e performancës për të gjithë agjentët
  • Shkarkim i të dhënave në format CSV për çdo javë apo periudhë kohore

07Formulari i vlerësimitRregullat tuaja

Formulari juaj. Rregullat tuaja.

Thirrjet vlerësohen bazuar në një formular të qartë prej shtatë kriteresh të peshuara. Përshtatni formulimet dhe peshat sipas specifikave të punës suaj — çdo vlerësim ruan versionin përkatës të përdorur.

  • Shtatë kritere të peshuara: përshëndetja, dëgjimi aktiv, zgjidhja, qartësia, empatia dhe toni, respektimi i rregullave (compliance), mbyllja e thirrjes
  • Vlerësohet vetëm agjenti — reagimi i një klienti të irrituar nuk i ul pikët e agjentit
  • Çdo vlerësim ruan versionin e formularit me të cilin është kryer
  • Gjuhët e mbështetura: Anglisht, Italisht, Spanjisht, Gjermanisht dhe Frëngjisht
  • Identifikim automatik i zërit të agjentit gjatë regjistrimit

08Sistemi telefonikIntegrimi

Integrohet lehtësisht me sistemin telefonik që përdorni aktualisht.

Regjistrimet kalojnë automatikisht në CallQA pas çdo thirrjeje — përmes një moduli të vogël në serverin tuaj apo një skripti standard automatik. Pa asnjë ndryshim në mënyrën se si punojnë agjentët tuaj.

  • Konfigurime të paracaktuara për 3CX, FreePBX/Asterisk dhe ViciDial, ose struktura të personalizuara
  • Lexim automatik i agjentit, kohës dhe ID-së së thirrjes nga emri i skedarit
  • Identifikim automatik i skedarëve të duplikuar për të shmangur double-counting
  • Çelësa API për sistemin tuaj telefonik, me regjistrim të plotë të çdo veprimi
  • Transkriptim në serverin tuaj GPU (regjistrimet nuk dalin nga rrjeti juaj) ose në serverat tanë të dedikuar

09FaturimiKredit me parapagim

Sistem me parapagim. Paguani vetëm për thirrjet e vlerësuara.

Rimbushni balancën tuaj dhe CallQA konsumon kreditat vetëm për thirrjet që vlerësohen. Ju keni kontroll të plotë mbi gjendjen e mbetur, kohëzgjatjen e parashikuar dhe koston ekzakte për çdo thirrje.

  • Kreditat e mbetura dhe parashikimi i kohëzgjatjes sipas vëllimit tuaj të punës
  • Shpenzimet e muajit, numri i thirrjeve të vlerësuara dhe kostoja për thirrje
  • Historiku i plotë i rimbushjeve dhe konsumit javor
  • Vlerat monetare të pasqyruara në dollarë amerikanë (USD)

10Ekipi dhe siguriaAksesi dhe konfidencialiteti

Kontroll i plotë aksesi dhe regjistrim i çdo veprimi.

Përcaktoni nivelet e aksesit sipas rolit të secilit, mbroni çdo llogari me identifikim me dy hapa dhe ruani një regjistër të përhershëm për çdo veprim të kryer.

  • Nivele aksesi për administratorët, menaxherët dhe udhëheqësit e ekipeve (Team Leaders)
  • Identifikim me dy hapa (2FA) përmes aplikacionit Authenticator
  • Regjistër i pamodifikueshëm auditimi për çdo hyrje, shikim, ndryshim apo fshirje
  • Maskim automatik i të dhënave sensitive bankare përpara ruajtjes
  • Përcaktoni vetë periudhën e ruajtjes së regjistrimeve; transkriptet dhe pikët ruhen përgjithmonë

Siguria dhe konfidencialiteti

Thirrjet tuaja mbeten plotësisht pronë e juaja.

  • Instalim i dedikuar — të dhënat tuaja nuk ruhen kurrë bashkë me ato të kompanive të tjera

  • Mundësi për transkriptim në serverat tuaj, duke garantuar që regjistrimet të mos dalin nga rrjeti juaj

  • Maskim automatik i numrave të kartave dhe të dhënave bankare

  • Identifikim me dy hapa për çdo përdorues

  • Regjistër auditimi i pamundshëm për t'u modifikuar apo fshirë

  • Periudha e ruajtjes së regjistrimeve është tërësisht nën kontrollin tuaj

Hapat e punës

Shihni vlerësimin e thirrjeve tuaja përpara se të merrni një vendim.

  1. 1

    Prezantim falas

    Ju tregojmë se si funksionon CallQA përmes shembujve realë të thirrjeve të vlerësuara.

  2. 2

    Auditim falas i thirrjeve tuaja

    Na dërgoni 50–100 regjistrime tuajat. Ne i vlerësojmë ato dhe ju paraqesim raportin e detajuar të rezultateve.

  3. 3

    Integrimi

    Ne kryejmë instalimin e CallQA për qendrën tuaj dhe e lidhim atë me sistemin telefonik.

  4. 4

    Fillimi i punës

    Vlerësim i çdo thirrjeje që nga dita e parë. Rimbushni kreditat sipas nevojës.

Zbuloni se çfarë po ndodh realisht në thirrjet tuaja.

Na dërgoni një kampion regjistrimesh reale dhe shihni vlerësimin e tyre të detajuar së bashku me këshillat përkatëse të trajnimit.

+355 68 936 9696